Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshin pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara përgjatë orëve të vona të së premtes dhe mëngjesit të kësaj të shtune.
Autoritete Amerikane njoftuan se 9 persona humbën jetën në Kentucky dhe 7 të tjerë në Missourin juglindor. Erërat e forta kanë dëmtuar mbi 5 mijë shtëpi ndërsa moti I keq shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 700 mijë biznese e shtëpi.
Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për evakuimin e qytetarëve të cilëve iu janë shkatërruar shtëpitë dhe bizneset ndërkohë që po përllogaritet dhe vlera e demit total.
Moti i keq që goditi Kentuckyn dhe Missourin sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane ka lënë edhe dhjetëra persona të plagosur të cilët po marrin kujdes të specializuar shëndetësor në spitale të ndryshe në këto dy shtete.
Shërbimet Metereologjike në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rreziku më I madh I Stuhistë tashmë ka kaluar por rreshjet e lehta të shiut dhe erërat e forta pritet të vijojnë në disa zona.