GazetaMax
Lajme

Ambasada e ShBA-së në Katar u thotë amerikanëve që “të strehohen në vend”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Katar u ka dërguar një porosi shtetasve amerikan në shtetin e pasur që të strehohen në vend deri në një njoftim të ardhshëm.

Mesazhi shtetasve iu dërgua përmes postës elektronike, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në shkresë theksohet se ky rekomandim është “për shkak të kujdesit të shtuar” dhe nuk ofrohen të dhëna të tjera.

Misionet diplomatike dhe forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë duke u përgatitur për kundërpërgjigjen e mundshme të Iranit pas sulmeve të ShBA-së ndaj disa qendrave bërthamore në territorin iranian.

Forcat amerikane përdorën bombardues B-2 dhe bomba të fuqishme për të depërtuar në qendrën bërthamore nëntokësore “Fordo” në Iran.

Duke e quajtur “kumarxhi”, Irani e ka paralajmëruar presidentin amerikan, Donald Trump, se “ai mund ta fillojë këtë luftë, por ne do të jemi ata që do t’i japim fund asaj”.

Related posts

Drejtori Halili: Prezantimi i asistentit digjital në sektorin publik “ADA” i krijuar për nevojat e programeve të ndihmës shtetërore

Gazeta Max

Ndryshimi i Kushtetutës do të zgjatë së paku 3 muaj e gjysmë, çfarë parasheh rregullorja?

Gazeta Max

Sallahu: Hapi i parë për largim të obezitetit është largimi i ushqimit të tepërt

Gazeta Max