GazetaMax
Showbizz

Pasi u diagnostikua me kancer, Jessie J publikon foto nga spitali: Po pres rezultatet

Këngëtarja britanike, Jessie J ndau nga spitali nëpërmjet profilit të saj në Instagram pamje nga 48 orët e fundit të trajtimit.

37-vjeçarja njoftoi së fundmi se u diagnostikua me kancer gjiri dhe menjëherë pas kësaj mbajti performancën e saj të fundit para trajtimit.

Në disa foto dhe video, Jessie J shihet duke qarë në shtratin e spitalit ndërsa bashkëshorti i saj Chanan e përqafon.

Këngëtarja gjithashtu ndau foto dhe video me djalin e saj Sky Safir.

“Ky postim përmban disa nga uljet dhe ngritjet e 48 orëve të fundit. Gjithmonë do të tregoj pjesët e mira dhe të vështira të çdo udhëtimi që kaloj. Jam mirënjohëse ndaj mjekut/kirurgut tim dhe të gjitha infermierëve që u kujdesën për mua, si dhe familjes dhe miqve të mi që erdhën të më vizitonin. Tani jam në shtëpi, duke pushuar dhe duke pritur rezultatet”, vazhdoi ajo.

Jessie performoi së fundmi në Summertime Ball, ku tha para 80 mijë njerëzve se do të ishte performanca e saj e fundit para operacionit.

Related posts

Tayna reagon pasi Pedri ndau me miliona ndjekës këngën e saj “Si Ai”

Gazeta Max

Kur do të bëhet mami? Nevina ka një përgjigje për të gjithë

Gazeta Max

Yll i performancave live, Bujar Mustafa vjen me projektin “Si arabe” në duet me Adelinën

Gazeta Max