Bastisje në shumë vende të Gjermanisë janë duke u zhvilluar sot, për shkak të përhapjes së urrejtjes në rrjetet sociale. Janë lëshuar 65 urdhëra për bastisje në të gjitha landet gjermane dhe janë marrë në pyetje e arrestuar shumë persona.
Janë nisur më shumë se 140 procese hetuese për shkak të përhapjes së urrejtjes në rrjetet sociale, bën të ditur BKA.
Fjala është kryesisht për përhapjen e urrejtjes me motive politike. Rastet e hetuara janë të periudhës prej vitit 2021 deri 2024.
Vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 10.732 raste të përhapjes së urrejtes.
Dy të tretat e rasteve të përhapjes së urrejtjes në rrjete, sipas BKA, i përkasin krahut të djathtë ekstremist, por ka dhe shumë raste të përhapjes së urrejtes nga persona që dyshohen për përfshirje në organizatat terroriste apo veprime të tjera antikushtetuese.
E di që e dini, por po e them edhe njëherë: Të gjithë ata që përhapin urrejtje ndaj grupeve të ndryshme politike, nuk do do të thotë se nuk janë regjistruar apo janë harruar, por ndoshta akoma nuk u ka ardhur rendi.
Kujdes çfarë po shkruani publikisht, sepse nuk ju mbrojnë as profilet e rrejshme. Autoritetet mund të zbulojnë se kush fshihet pas tyre!