Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje ndërmjet partive, në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i institucioneve stabile të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.Në një deklaratë për media, Limaj tha se Kosova ka hyrë në një fazë ku vendimet duhet të merren me seriozitet dhe jo të zvarriten përmes kalkulimeve politike dhe lojërave me fjalë.“Na duhet përkushtimi që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje politike. Një marrëveshje politike nga e cila do të burojnë institucionet stabile të Kuvendit dhe Qeverisë,” theksoi Limaj.Ai u bëri thirrje forcave politike në vend që të heqin dorë nga interesat e ngushta dhe të ndërmarrin hapa konkretë për t’i dhënë fund bllokadës institucionale që po e mban shtetin peng.“Forcat politike në Kosovë duhet gradualisht të heqin dorë nga kalkulimet dhe lojërat me fjalë. Duhet të përqendrohen në arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje politike, e cila garanton ndërtimin e institucioneve,” përfundoi ai.