GazetaMax
Lajme

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë se Vlorës

Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me strukturat në qytetin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dhënë dorëheqjen. Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion në pikun e sezonit turistik, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.

Burime bëjnë me dije se Rama i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut Dredha. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

Gjatë kësaj vizite në Vlorë, Edi Rama shoqërohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Kjo vizitë vjen pas 34-vjetorit të PS-së, ku kryeministri ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin. Të mërkurën zhvilloi një mbledhje në Cerrik, ku u tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit për mungesë vëmendjeje ndaj zhvillimit të zonave rurale.

Related posts

Në Shkup sanksionohen 132 shoferë, 45 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gazeta Max

Indeksi i lirisë së mediave/ Maqedonia e Veriut në vendin e 57 të

Gazeta Max

Putini jep datën: Ja kur do të përfundojë lufta në Ukrainë

Gazeta Max