GazetaMax
Lajme

Kuvendit i shkoi një “kërcënim” nëpërmjet telefonit, Kurti largohet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka lëshuar objektin e Kuvendit të Kosovës pasi Policia e Kosovës ka kërkuar nga gjithë ta lirojnë objektin e Kuvendit pas një kërcënimi me telefon që ka ndodhur.

Kurti s’ka folur për mediat derisa është larguar.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës u ka kërkuar që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.

Ai ka thënë se Policia do të japë detaje për këtë punë.

“Ka një kërcënim. Më shumë jep policia sqarime. Krejt që na kërkun është me e liru objektin e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Related posts

Aksident tek bulevardi “Bllagoja Toska”, ka edhe të lënduar

Gazeta Max

Ekipi amerikan ka mbështetje të plotë në luftën kundër korrupsionit, thotë Osmani

Gazeta Max

2 milionë euro fitim me speca e domate, kjo ndodhë në Strumicë

Gazeta Max