GazetaMax
Lajme

Policia jep detaje për alarmin me bombë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit

Policia e Kosovës ka konfirmuar për kërcënimin me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës që u dërgua me mesazh.

Në një përgjigje “Gazeta Blic” Policia e Kosovës tha se ka angazhuar njësitë kompetence për adresimin e këtij rasti.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”.

“Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”.

Related posts

Mbështetësit e Berishës tentojnë të futen në selinë e PD-së

Gazeta Max

Grubi takoi ambasadoren amerikane, Aggeler: Sukseset e vendit tonë janë të përbashkëta me SHBA

Gazeta Max

Kryetari i EMV tha nëse mund të ketë kufizime të energjisë elektrike

Gazeta Max