GazetaMax
Lajme

Ahmeti: Ambasadori i Shqipërisë nuk ka vetëm një rol diplomatik formal, por një detyrim kushtetues dhe kombëtar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen

Ambasadori i Shqipërisë nuk ka vetëm një rol diplomatik formal, por një detyrim kushtetues dhe kombëtar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen, përfshirë edhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë.

Kjo nuk është çështje dëshire apo vullneti personal, por një obligim që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga misioni historik i shtetit shqiptar për të qenë pranë çdo shqiptari, pavarësisht nëse ndodhet në Shqipëri, në rajon apo në diasporë.

Çdo përpjekje për ta sulmuar këtë angazhim, apo për ta interpretuar si ndërhyrje, është jo vetëm keqkuptim i qëllimshëm, por edhe një shërbim i drejtpërdrejtë ndaj kauzave antikombëtare. Shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë nuk janë ‘të huaj’ për shtetin shqiptar, ata janë pjesë e pandashme e kombit tonë dhe meritojnë kujdesin e plotë institucional.

Related posts

Gazetari i mbijetuar tregon se si ia vranë kolegun

Gazeta Max

Xhaferi u takua me ambasadoren e sapoemëruar greke Filipidu

Gazeta Max

Kush pengon përzgjedhjen e firmës për mbikëqyrje të Behtel dhe Enka?

Gazeta Max