GazetaMax
Lajme

Drejtori i Ujësjellësit, Zeqiri me apel: Në këto ditë të nxehta vere, ju lutemi që të bëni kujdes me përdorimin e ujit , shfrytëzojeni me mençuri dhe shmangni shpërdorimin

Njoftim për Banorët e Lagjes Dereboj – Drenovec (Lagja e Cigllanës).

Ju lutemi të gjithë banorëve të kësaj lagjeje që të mos e shfrytëzojnë ujin e pijshëm për ujitje të kopshteve, larje trotuarësh apo qëllime të tjera të paarsyeshme.

Në këto ditë të nxehta, keqpërdorimi i ujit të pijshëm shkakton mungesë dhe dëm të madh për të gjithë qytetin dhe vetë lagjet ku jetoni. Ekipet tona janë çdo ditë në terren për të kontrolluar dhe për të siguruar furnizim të rregullt me ujë për të gjithë.

⚠️ Për të mos ardhur deri te ndërprerja e furnizimit me ujë, ju lutemi të ndërprisni menjëherë çdo keqpërdorim.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Related posts

Edhe komuna e Gostivarit ndanë 1 milionë denarë për familjet e viktimave në Koçan

Gazeta Max

Kovaçevski: Të bashkuar në lirinë t’i vazhdojmë perspektivat

Gazeta Max

Çupeska: Ukraina na kujton plagët që kemi marrë edhe ne si shtete të Ballkanit

Gazeta Max