GazetaMax
Sport

Sot Superkupa e Gjermanisë në Tring, Bayern dhe Stuttgart përplasen për trofeun e parë të sezonit

Futbolli gjerman do të ndajë sonte trofeun e parë të rëndësishëm të sezonit të ri. Superkupa do të përplasë Bajernin e Mynihut dhe Stuttgartin në një ndeshje të vetme. Bavarezët fituan Bundesligën në sezonin e fundit, ndërsa Stuttgart fitoi Kupën e Gjermanisë.

Në letër, favoritE e mëdhenj në këtë duel janë kampionët në fuqi të Gjermanisë, për shkak të kualitetit më të madh që kanë në organikë. Bajerni gjatë merkatos së verës ka lëshuar emra si Sane apo Koman, dy sulmues anësorë, por goditjen më të madhe e mori me dëmtimin e yllit të vet Musiala në Botërorin e Klubeve.

Në fushë sonte nga minuta e parë do të luajë blerja më e rëndësishme e merkatos, Luiz Diaz, që përbën fazën offensive me Olize dhe Herri Kein. Bajerni dhe Stuttgart janë prej kohësh të lidhura në merkato për emrin e yllit të ri të futbollit gjerman, Voltemade.

Stuttgart nuk heq dorë nga kërkesa për të marrë 60 mln euro nga kartoni i talentit të vet, ndërsa Bajern dëshiron me patjetër ta ketë në sezonin e ri. Superkupa e Gjermanisë luhet sonte në 20:30 dhe transmetohet në Tring.

Related posts

BDI: Shkrumbimi i disa makinave dhe një dyqani të shqiptarëve në Kumanovë, dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike

Gazeta Max

“Natë magjike”: Amir Rrahmani shfaqet me Belgin Jasharin pasi u shpallë kampion me Napolin

Gazeta Max

Të shtunën Arlind Sulejmani shkund ringun kundër kroatit, Ivan Njegac

Gazeta Max