GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Koha për ndryshim ka ardhur dhe ndryshimi fillon tani me Sedat Bislimin

Studeniçani tashmë ka vemndosur për ndryshimin, vlerëson zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili qëndroi në Studeniçan ku u bë promovimi i kandidatit të VLEN-it për këtë Komunë, Sedat Bislimin.

“Banorët e Studeniçanit kanë zgjedhur rrugën e shpresës dhe zhvillimit, dhe kjo rrugë ka vetëm një emër: VLEN,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se Sedat Bislimi, me mbështetjen e banorëve, ka vullnetin, energjinë dhe vizionin për ta çuar përpara komunën. “Koha për ndryshim ka ardhur dhe ndryshimi fillon tani”, përfundoi zv/kryeministri.

Ky takim shënon një moment kyç në përgatitjet për zgjedhjet lokale, ku VLEN synon të sjellë transformim dhe zhvillim të qëndrueshëm në Studeniçan.

Related posts

Selami dhe Bekiri përcaktojnë pikat e bashkëpunimit të dy institucioneve me të cilat menaxhojnë!

Gazeta Max

Punëtorëve shëndetësor do ju rriten pagat për 2.000 denarë

Gazeta Max

Mexhiti: Në konakun e Haxhi Zejnulla Imerit, dëgjova zërin e Gazi Babës

Gazeta Max