GazetaMax
Kuriozitete

Dybala te Barcelona? Ja çka thotë Xavi

Ylli argjentinas ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Juventus dhe gjatë verës do të kërkojë skuadër të re.
Në mesin e skuadrave që lidheshin me lojtarin ishte edhe Barcelona, por duket se një lëvizje e tillë nuk do të bëhet meqë gjasat janë të vogla.
Sipas mediave spanjolle, Xavi Hernandez nuk e pëlqen Paulo Dybalan, përcjell lajmi. Ai konsideron se argjentinasi është i mbivlerësuar.
Thuhet se Xavi u ka thënë drejtuesve të klubit se Dybala është jofunksional për stilin e lojës që ai dëshiron ta aplikojë.
Në garë për Dybala mbeten skuadra si Inter, Atletico Madrid, Tottenham Hotspur e Milan.

Related posts

Dritan Maqkaj, talenti i radhës që vendos të luajë për Kosovën 

Gazeta Max

Liverpooli fiton bindshëm në udhëtim te Benfica

Gazeta Max

Vashat mitrovicase e fitojnë Kupën e Kosovës

Gazeta Max