GazetaMax
Lajme

“Feti Abazi është njeriu i fjalës” – qytetarët e Bogovinës japin mbështetje të fuqishme për kandidatin për kryetar komune

Mbështetja për kandidatin për kryetar të Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, po rritet çdo ditë, teksa qytetarët e kësaj komune nuk ngurrojnë të shprehin hapur vlerësimin dhe besimin e tyre ndaj tij.

Në një reagim të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, qytetarët e Bogovinës shkruajnë me tone të forta dhe emocionale për Abazin, duke e cilësuar si “njeriun e vendit, njeriun e fjalës, njeriun që nuk e shet besën për kolltuk”.

“Feti Abazi është prej atyre burrave që nuk e harron rrugën prej nga ka ardhur. Ai flet me secilin, dëgjon secilin dhe nuk e mbyll derën për askënd,” thuhet në mesazhin që reflekton lidhjen e ngushtë që kandidati ka me komunitetin.

Sipas qytetarëve, Feti Abazi nuk premton gjëra të pamundura, por angazhohet për punë konkrete dhe të dobishme për qytetarët. “Feti nuk premton gjëra të pamundura – ai premton punë, e punën e mban,” shkruajnë ata.

Pikërisht kjo ndershmëri dhe qasja tokësore e kanë bërë atë një figurë të besueshme për banorët e Bogovinës. Ata besojnë se me të në krye të komunës, zëri i qytetarit nuk do të mbetet në harresë, por do të dëgjohet dhe respektohet çdo ditë – jo vetëm gjatë fushatës.

“Me Fetin kryetar, komuna ka me pasë dikë që e njeh hallin e popullit, jo dikë që kujtohet për ne vetëm në zgjedhje,” përfundon mesazhi.

Ndërkohë që fushata për zgjedhjet lokale vazhdon, është e qartë se kandidatura e Feti Abazit ka zgjuar shpresa dhe besim të madh tek qytetarët, të cilët e shohin atë si një alternativë të ndershme, punëtore dhe të afërt me hallet e përditshme të komunitetit.

Related posts

Ambasadori Nesho: Për herë të parë një diplomat i shquar shqiptar do ta nderojë OSBE-në

Gazeta Max

33 vjeçari pa shkollë të mjekësisë punonte si mjek, ndërhyn Policia në Strugë

Gazeta Max

Shumë njerëz qërojnë patatet gabimisht, kjo është mënyra e duhur dhe dy herë më e shpejtë

Gazeta Max