GazetaMax
Kuriozitete

BOMBA E MËNGJESIT: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Ylli polak, Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën, raportojnë mediat spanjolle.
Robert Lewandwoski ka kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2023, por pritet të largohet në fund të sezonit. Kjo pasi lojtari nuk ka rinovuar me ‘Bavarezët’.
Disa ekipe kanë shfaqur interesim për sulmuesin polak, në mesin e tyre edhe Barca.

Xavi Hernandez po kërkon të përforcojë ekipin dhe si opsion për sulmin e tij e sheh Lewan.
Sipas gazetës spanjolle ‘Sport’, sulmuesi ka arritur marrëveshje me ekipin e Barcelonës.
‘Blaugranët’ janë të gatshëm të paguajnë deri në 60 milionë euro, që Lewandowski të jetë në ‘Camp Nou’ sezonin e ardhshëm.

Related posts

Mahrez – Milan, lajm bombë nga Italia

Gazeta Max

Pse Dybala nuk do të ishte tradhtar nëse do të kalonte te Interi?

Gazeta Max

Di Marzio: Ribery, së shpejti do ta lajmërojë pensionimin nga futbolli

Gazeta Max