GazetaMax
Lajme

Dodik: Nuk do të lejojmë të mbahen zgjedhjet për presidentin e RS-së

Ish-presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, të cilit Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës (CIK BiH) ia ka hequr mandatin pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë, deklaroi sot se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve për presidentin e RS-së.

“Nuk do të lejojmë asnjë ndërhyrje nga jashtë, ndërsa EUFOR-in e ftojmë të pozicionohet në vijën kufitare të entitetit nëse do të ketë nevojë,” – tha Dodik.

Deklaratat i bëri gjatë një konference për media, në të cilën kryeministri i RS-së, Radovan Višković, njoftoi për dorëheqjen e tij nga posti. Dodik theksoi se nuk do të tërhiqet dhe se do të vazhdojë të luftojë.

Vendimi për t’ia hequr mandatin Dodikut u mor më 6 gusht nga CIK BiH, pas një vendimi të formës së prerë për mosrespektimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në BiH. Dodik u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione politike.

Ekipi i avokatëve të Dodikut ka paralajmëruar apelim në Gjykatën Kushtetuese të BiH, për të kontestuar kushtetutshmërinë e vendimit të gjykatës dhe ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit deri në një aktvendim të kësaj gjykate.

Në ndërkohë, avokati i Dodikut, Goran Bubić, ka paraqitur ankesë në Këshillin e Apelacionit të Gjykatës së BiH kundër vendimit të CIK-ut.

Related posts

Vëllai i Zaevit nis biznes edhe për prodhimin e energjisë elektrike

Gazeta Max

Fillon zbatimi i Programit kombëtar për menaxhimin e krizave dhe qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor

Gazeta Max

Kabineti qeveritar nën llupën financiare, në Qershor dorëzojnë raport se sa kanë shpenzuar

Gazeta Max