Në Shkup sot është mbajtur takimi i parë i Trupit Nacional Koordinues për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, që është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ky mekanizëm do të sigurojë monitorim të koordinuar institucional të reformave dhe shfrytëzimin në kohë të mbështetjes financiare dhe teknike nga Bashkimi Evropian.
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se zbatimi i duhur i këtij instrumenti do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët, siç janë: roaming më i lirë, transport më i shpejtë, energji më e sigurt dhe lidhje digjitale më të avancuar.
Sipas tij, ky hap është dëshmi se Maqedonia e Veriut po afrohet me hapa praktikë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.