GazetaMax
Lajme

Nikolloski në Budapest për të festuar Ditën Kombëtare të Hungarisë

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, me ftesë të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, po merr pjesë në Ditën Kombëtare e cila festohet në nder të Shën Stefanit, themeluesit të shtetit hungarez dhe të Krishterimit në Hungari.

Përveç pjesëmarrjes në festimin e Ditës Kombëtare, janë planifikuar disa takime me përfaqësues të lartë të qeverisë hungareze, disa ministra dhe investime të mundshme.

Në takime është planifikuar të diskutohet dinamika e projekteve në Maqedoni, si dhe bashkëpunimi i ardhshëm ekonomik i zgjeruar midis dy vendeve.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=276&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot.com%2F2025%2F08%2Fzevendeskryeministri nikolloski ne budapest per te festuar diten kombetare te hungarise%2F&referer=https%3A%2F%2Ftetovasot

Vizita e Zëvendëskryeministrit është një tjetër konfirmim i miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer midis Maqedonisë dhe Hungarisë.

Related posts

Djegia e autobusit në Prishtinë, policia nis hetimet

Gazeta Max

LSDM: Mickoski është i hutuar nga rritja e pagave të mësimdhënësve

Gazeta Max

Ky nuk është vetëm edhe një rast tragjik, kjo është pika e fundit

Gazeta Max