GazetaMax
Sport

Shkëndija mund kampionët e Bullgarisë dhe hedh hapin e parë drejt kualifikimit në Europa Leagua

Shkëndija ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje në ndeshjen e parë të “Play off”-it të Europa League përballë Ludogorets me rezultatin 2-1.

Takimi i luajtur në Shkup nuk nisi mirë për të besuarit e Beqirit, të cilët kaluan në disavantazh që në minutën e 17’, por në të 35’ ishte Liridon Latifi i cili riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, ishte legjenda Besart Ibraimi, i cili edhe pse 38 vjeç, vazhdon të shkëlqejë. Pas një kombinimi me Latifin në minutën e 60’, kapiteni shënoi golin e dytë për tetovarët, duke kompletuar përmbysjen.

Në minutat e mbetura, kuqezinjtë e Tetovës e menaxhuan mjaft mirë ndeshjen, duke marrë kështu fitoren.

Tashmë Shkëndija është vetëm një hap larg kualifikimit në Europa League, me sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në fushën kundërshtare, ndërsa kujtojmë që tetovarët e kanë siguruar deri më tani kalimin në Conference League.

Rezultati:

Shkëndija 2-1 Ludogorets

Latifi 35’, Ibraimi 60’ / Duarte 17’

Related posts

Të shtunën Arlind Sulejmani shkund ringun kundër kroatit, Ivan Njegac

Gazeta Max

Incidenti me flamurin, Toshkovski: Nuk do të lejojë veprime të tilla të nxisin tensione ndëretnike

Gazeta Max

BDI: Shkrumbimi i disa makinave dhe një dyqani të shqiptarëve në Kumanovë, dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike

Gazeta Max