GazetaMax
Lajme

Mexhiti: VLEN në Çair fiton që në raundin e parë, qytetarët do të shohin ndryshimin që meritojnë

Një program konkret dhe pragmatik, i ndërtuar mbi disa shtylla me vizion për 50 vitet e ardhshme, që Çairi të bëhet një komunë urbane dhe vend shumë më i mirë për të jetuar për qytetarët, paralajmëron kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Koalicioni VLEN dhe aktualisht zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Në një intervistë për MIA, Mexhiti tha se në zgjedhjet e tetorit do të kërkojë besimin e qytetarëve me një masterplan 50 vjeçar, i cili do të sjellë zgjidhje afatgjata për komunikacionin, hapësirat publike, gjelbërimin dhe urbanizimin. Sipas tij, ndërtimet pa leje nuk do të shemben, por do të ndalohet çdo ndërtim i ri i paligjshëm.

“Çairi do të jetë komuna e parë pa mbeturina, ku të gjithë kontejnerët do të jenë nëntokësorë. Mendoj se kjo do të kontribuojë për një Çair shumë më të pastër dhe më të gjelbër. Kemi vizion për ta zgjidhur përfundimisht parkimin në Çair. Parashikohen 500 vende të reja parkimi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, 100 në Gazi Babë, si dhe hapje parkimesh të reja te Çairçanka, në Pllashticharska, si dhe parkim me zona në disa pjesë të Çairit. Çarshia e Vjetër e Shkupit është aktualisht vendi më atraktiv, jo vetëm në nivel të Shkupit, por në nivel të gjithë shtetit. Edhe tani është mirë, por mund të jetë shumë më mirë. Kemi vizion dhe program edhe për Çarshinë e Vjetër. Nga 1 shtatori, dy shkolla fillore do të punojnë vetëm me një ndërrim, dhe kjo do të jetë intenca jonë për t’u realizuar edhe në shkollat tjera, përmes riorganizimit dhe ndërtimit të shkollave të reja”, ka thënë Mexhiti në intervistën për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti pret fitore absolute të VLEN-it në Çair, si për këshilltarë, ashtu edhe për kryetar të komunës dhe se beteja për Çairin do të mbyllet që në raundin e parë.

Related posts

Osmani: I vlerësoj përpjekjet që Franca po bën për të zhbllokuar procesin e integrimit europian

Gazeta Max

Komisioni e vlerëson si të paaftë, Ameti kërkon t’i mundësohet marrja e patentës

Gazeta Max

A do të përfundojë edhe Nikollovski njejtë si Gruevski që kërkonte 61 deputet kundër shqiptarëve

Gazeta Max