GazetaMax
Lajme

Kur mungon filtrimi: Pse shqiptarët mbeten me drejtues funksionesh analfabetë

Shkruan: Urim Saliu
Pavarësisht qëllimeve politike, ndikimeve të jashtme apo edhe nacionalizmit të shprehur, një gjë duhet theksuar për palën maqedonase: shumica e atyre që marrin funksione të larta ose drejtojnë institucione të rëndësishme i përkasin një brezi të shkolluar. Ata shpesh vijnë nga familje ku shkollimi është trashëguar brez pas brezi dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si e konceptojnë pushtetin.
Në anën tjetër, te partitë shqiptare, ky “filtrim” pothuajse nuk ekziston. Jo rrallë, njerëz pa arsim bazik, madje analfabetë, vendosen në krye të institucioneve. Jo për meritë, jo për dije, por sepse i kanë sjellë vota partisë me premtime boshe e mashtrime ndaj njerëzve të thjeshtë dhe të sinqertë.
Kur këto dy mentalitete përplasen brenda një qeverie të përbashkët, diferenca bëhet e dukshme. Sa më i paarsimuar të jetë një përfaqësues, aq më i manipulueshëm bëhet. Dhe, rrjedhimisht, aq më i ekspozuar ndaj talljes dhe nënçmimit nga pala tjetër.
Kjo nuk është vetëm çështje imazhi politik – është një kosto reale për popullin që i ka votuar. Sepse një udhëheqës i dobët nuk mbron interesin e qytetarëve, por kthehet në vegël të lehtë për manipulim.

Related posts

Blerim Bexheti e lë në “lloç” Blerant Ramadanin, nuk e mbështet në asnjë takim terreni

Gazeta Max

Anjë konkluzion nga takimi i liderëve

Gazeta Max

Forumi i Gruas së Besës në Tetovë stërmbush Shtëpinë e Kulturës dhe zgjedh kryetaren

Gazeta Max