GazetaMax
Lajme

Arrestohet një serb i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dielën një person të dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë para objektit të Komunës në Zveçan.

Siç bëhet e ditur, rasti kishte ndodhur me datë 29.05.2023.

“Lidhur me rastin është informuar Prokuroria Speciale dhe, në koordinim me Prokurorinë Speciale, duke konsideruar peshën e veprave të kryera dhe rrezikun potencial për arratisje, pasi që i dyshuari punon dhe qëndron në Serbi, si dhe mundësinë për manipulimin apo zhdukjen e provave, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij, si dhe sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale që zhvillohet ndaj tij, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se është realizuar edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe se, në cilësinë e provave, janë sekuestruar: një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB dhe një maicë me mbishkrim nacionalist, të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.

“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të përkthyesit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Po ashtu, me vendim të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale ‘Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’, ‘Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm’”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Related posts

Pastruesja shqiptare që u gjend ballë për ballë me autorin e masakrës në Manhattan

Gazeta Max

Osmani kërkon hetim të menjëhershëm dhe drejtësi për vdekjen e të riut 27-vjeçar nga Lipjani

Gazeta Max

Kuvendi vazhdon me seancën e 88të

Gazeta Max