GazetaMax
Lajme

27 Vjet pa Ismet Jashari – Komandant Kumanova: Ali Ahmeti kujton me nderim luftëtarin e lirisë

Në përvjetorin e 27-të të rënies së heroit kombëtar Ismet Jashari – Komandant Kumanova, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar me nderim figurën e tij si një ndër ikonat e luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Përmes një postimi, Ahmeti thekson se Ismet Jashari nuk ishte vetëm një luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe një mik i pathyeshëm dhe një njeri që nuk e njihte frikën.

“Ismeti ndër të parët iu përgjigj thirrjes për liri që vinte nga Kosova, duke u bërë shembull sakrifice dhe guximi,” shkruan Ahmeti, duke nënvizuar se vepra e tij ka qenë flakadan që ndriçoi rrugën e UÇK-së dhe frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare.

Në fund të mesazhit të tij, Ahmeti shpreh përjetësimin e kujtimit për Komandant Kumanovën dhe të gjithë dëshmorët e kombit.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Komandant Kumanovën dhe për të gjithë dëshmorët e kombit!” – përfundon ai.

Ismet Jashari ra dëshmor më 25 gusht 1998 gjatë luftimeve kundër forcave serbe në zonën e Drenicës, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në historinë e rezistencës shqiptare.

Related posts

Apasiev i Levicës i dalldiset ambasadores amerikane: Do e kishim takuar me kënaqësi

Gazeta Max

Ivanovska me rezerva për zgjedhjen e Islam Abazit si kryeshef i Prokurorisë NKOK

Gazeta Max

Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Gazeta Max