GazetaMax
Lajme

Mucunski në Bruksel, takim me Kos dhe Kopman

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të qëndrojë për një vizitë pune në Bruksel.

Në kuadër të vizitës, siç informoi kabineti i tij, janë planifikuar takime me komisioneren evropiane për zgjerim të BE-së, Marta Kos, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtoratit të Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi lindore, Gert Jan Kopman.

Në takime, sipas njoftimit, do të diskutohet për tema që lidhen me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, agjendën reformuese të vendit dhe hapat e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE.

Related posts

NSDP promovon shtabin rajonal në NJZ 3 dhe kandidatin për deputetë, Goran Misovski

Gazeta Max

Mbledhje e Komisionit kuvendor për Mbikëqyrje të Punës së ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit

Gazeta Max

Rritet numri i martesave, por edhe i divorceve në vendin tonë

Gazeta Max