GazetaMax
Lajme

Sotir Lukrovski: Qytetarët e Karposhit po më japin ide dhe besim për të ndërtuar një komunë më të mirë

Kandidati i VMRO-së për Komunën e Karposhit, Sotir Lukrovski, ka ndarë një mesazh të ngrohtë me qytetarët, duke theksuar se çdo ditë ndodhet pranë tyre për të dëgjuar mendimet, idetë dhe problemet që i preokupojnë.

“Çdo ditë jam në terren dhe më gëzon fakti që gjithnjë e më shumë bashkëqytetarë më afrohen me idetë dhe shqetësimet e tyre. Ky është dëshmia më e madhe se njerëzit më shohin si një njeri që dëshiron të ndihmojë,” – ka deklaruar Lukrovski.

Ai tha se besimi që po merr nga qytetarët është forca e tij kryesore për të vazhduar përpara, me qëllim që Karposhi të bëhet një vend më i bukur dhe më i përshtatshëm për të jetuar.

“Besimi juaj më motivon të eci para, për ta bërë Karposhin një vend më të mirë dhe më të bukur për të gjithë,” theksoi ai.

🔹 Postimi i Lukrovskit është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë e kanë përshëndetur për qasjen e tij të afërt dhe dëshirën për të dëgjuar zërin e tyre.

https://www.facebook.com/reel/1260854932028262

Related posts

Ndotja e ajrit, Shkupi në krye të listave botërore bashkë me Lahorin, Ulanbator e Mumbai

Gazeta Max

Kovaçevski: Në kohë krize investojmë mbi 480.000 euro në fazën energjetike të spitalit të Gostivarit

Gazeta Max

Më tre dhjetor Kuvendi zgjedhor i SHGM-së, do të zgjidhet kryesia e re

Gazeta Max