GazetaMax
Lajme

Skender Rexhepi – Zejd në takim me legjendën olimpike Shaban Tërstena: Sporti meriton më shumë nga institucionet

Kandidati i AKI për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, realizoi një takim të veçantë me njërin prej ikonave të sportit shqiptar dhe olimpik – Shaban Tërstena, kampion olimpik dhe fitues i 19 medaljeve ndërkombëtare në mundje.

Takimi u mbajt në një atmosferë miqësore dhe plot frymëzim, ku u diskutua jo vetëm për rrugëtimin e lavdishëm të kampionit legjendar, por edhe për sfidat dhe potencialin që sporti shqiptar ka sot.

“Historia e Shaban Tërstenës është frymëzim për brezat – një shembull i sakrificës, përkushtimit dhe vullnetit që bën të pamundurën të mundur,” theksoi Zejd.

Të dy u dakorduan mbi rëndësinë e rritjes së mbështetjes institucionale ndaj sportit, jo vetëm për figurat historike që kanë bërë krenar kombin, por edhe për gjeneratat e reja që sot po rriten me ëndrra të mëdha.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për ta ngritur sportin në nivelin që e meriton – për të qenë jo vetëm krenari kombëtare, por edhe mjet edukimi dhe zhvillimi për rininë tonë,” shtoi Zejd.

Në fund të takimit, kampioni Tërstena ndau me mysafirët nga një kopje të librit të tij autobiografik “Rruga e kampionit olimpik”, si kujtim dhe si burim inspirimi për të gjithë ata që besojnë në mundësinë për të bërë ndryshim përmes përkushtimit dhe punës së palodhur.

Related posts

“Rusia ende synon të pushtojë Kievin”

Gazeta Max

Dimitrievski për Taravarin: Nëse bashkëpunon me BDI, ZNAM nuk e konsideron partner qeveritar

Gazeta Max

Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë nga lufta e fundit

Gazeta Max