GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Problemi i qenve endacak nuk është kompetencë e komunës së Çairit, Bujar Osmani nuk e njeh as vendin ku kandidon

Kandidati i Vlen për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një konferencë për media iu përgjigj deklaratave të fundit të kandidatit të opozitës, Bujar Osmani, lidhur me problemin e qenve endacak në territorin e komunës.

Mexhiti theksoi se Osmani nuk është i informuar as për kompetencat, e as për realitetin në komunën ku po kandidon.

“Bujari nuk e di ku po kandidohet dhe nuk i njeh kompetencat. Menaxhimi me qentë endacak nuk është kompetencë e Komunës së Çairit, por i përket ndërmarrjes ‘Higjiena Komunale’ dhe sektorit të saj ‘Lajka’, të cilën e udhëheq një kuadër i BDI-së,” deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, çdo kritikë e Osmanit drejtuar Komunës së Çairit për këtë çështje, ose është sulm i drejtpërdrejtë ndaj BDI-së që e menaxhon këtë ndërmarrje, ose tregon mosnjohje të thellë të funksionimit të institucioneve lokale.

“Komuna e Çairit çdo vit ndan 2 milionë denarë për ndërmarrjen ‘Higjiena Komunale’, por zgjidhja e kësaj problematike varet nga udhëheqësia e qytetit të Shkupit. Vetëm me një udhëheqje më të përgjegjshme në nivel qyteti, mund të kemi rezultate konkrete,” shtoi Mexhiti.

Ai gjithashtu theksoi se në asnjë komunë që drejtohet nga BDI nuk është zgjidhur problemi i qenve endacak, ndërsa paralajmëroi se modeli i propozuar nga Osmani do ta përkeqësonte situatën edhe më tej: “Ai po premton të sjellë një model që nuk ka funksionuar askund – përkundrazi, vetëm e rrit numrin e qenve endacak”.

Related posts

Shtyhet vizita e Cholletit në Ballkan

Gazeta Max

Konfiskohet duhan kontrabandë në vlerë prej 460 mijë denarëve në tregjet e Shkupit

Gazeta Max

Ekskluzive, Zhurnal zbulon propozimet e BDI: Ahmeti sekretar i Përgjithshëm, Bexheti sekretar Organizativ dhe Saranda Imeri për Barazi gjinore

Gazeta Max