GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani prezanton bartësin e listës në Zhelinë: “Me Memet Nezirin, zëri i popullit do të përfaqësohet nga njerëz të ndershëm”

Nga fshati Zhelinë, kandidati i koalicionit AKI, Emir Sulejmani, prezantoi sot bartësin e listës për komunën, Memet Nezirin.

Në një postim, Sulejmani theksoi:

“Të dashur qytetarë të Komunës së Zhelinës!

Nga fshati Zhelinë, zemra e komunës sonë, sot ju prezantojmë me krenari bartësin e listës sonë nga radhët e koalicionit AKI, Memet Neziri.

Memeti është njëri prej nesh, i rritur në mesin e qytetarëve, i rritur me hallet dhe shpresat që kemi të gjithë.
Ai nuk vjen nga karriget e buta të pushtetit, por nga rruga e ndershmërisë dhe e punës.
Prandaj edhe e din më së miri se çfarë pret populli ynë, kushte më të mira për familjet, mbështetje për të rinjtë, zhvillim për fshatrat tona dhe fundin e premtimeve boshe që na kanë lodhur për vite me radhë.

Me Memetin si bartës të listës, ne po dërgojmë një mesazh të qartë, politika nuk është privilegj i pak njerëzve, por është përgjegjësi ndaj secilit qytetar. Është koha që zëri i popullit të përfaqësohet nga njerëz të ndershëm, të drejtë dhe të guximshëm.

Bashkë me Memetin dhe gjithë ekipin tonë, ne besojmë se Zhelina mund dhe do të ndryshojë.
Ky është fillimi i një rruge të re ku fjala e qytetarëve ka vlerë dhe ku askush nuk mbetet pas.”

Sipas Sulejmanit, ky hap shënon nisjen e një faqeje të re politike në Zhelinë, ku politika synon të rikthehet te qytetari dhe të ndërtohet mbi ndershmëri, drejtësi dhe zhvillim.

Related posts

Komuna e Tetovës ndanë një milionë denarë për popullin turk dhe sirian

Gazeta Max

23 vjet nga Masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Gazeta Max

Deklaratë e përbashkët SHBA-RMV: Jemi të fokusuar në thellimin e partneritetit dypalësh

Gazeta Max