Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti. Lajmi bëhet i ditur nga Report Tv, ku konfirmohet se kryebashkiaku është dorëhequr mbrëmjen e sotme. Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023. Ky moment vjen pak orë para se të mblidhet Asambleja e PS-së, ku do të mësohet sesi do të jetë qeveria ”Rama 4”.