Në prag të zgjedhjeve lokale, skena politike në Komunën e Bogovinës ka marrë një zhvillim të ri. Ish-anëtari i degës së BDI-së, Ilir Sinani, është bërë pjesë e listës së kandidatëve për këshilltarë nga koalicioni opozitar VLEN.
Burime nga VLEN theksojnë se përfshirja e Sinanit në listë është tregues i rritjes së përkrahjes që po fiton pozita edhe në zona ku tradicionalisht ka dominuar BDI.