Ngjarjet e ditës së sotme
Ministria e Shëndetësisë mban takim me temën “Transformimi i shëndetësisë, projektet me partnerët/ donatorët”. (“Hotel International”, Prishtinë, ora 09:00-15:00)
Komisioni për Arsim dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF organizojnë tryezën “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”. Marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ai i Financave Hekuran Murati. (Hotel “Prishtina”, ora 09:30-12:30)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. (Kabineti i kryetarit, ora 09:30, pamje në fillim të takimit)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)
Komisioni për Administratë Publike formon grupet punuese për shqyrtimin e Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi mbi punën e ministrisë për 2021 dhe planin e punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED prezanton analizën “Rregullorja e re e Punës së Kuvendit: mes nevojës për efikasitet dhe respektim të Kushtetutës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-10:30)
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese – testimi me shkrim i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:30)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi I Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”. I ftuar ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:00)
Përurohen romanet e Lutfi Dervishit – “Në frontin e lirisë (me UÇK-në)” dhe “Hijet”. (LSHK, Mëhalla e Muhaxherëve, Kulla e zotnisë, Prishtinë, ora 12:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi I Kosovës, salla N-303, ora 12:30)
Në 1-vjetorin e vdekjes, përurohet libri i Asdren E. Krasniqit “Në dallgët e jetës”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” Vushtrri, ora 17:00)