GazetaMax
Lajme

Qeveria “Rama 4″/ Të premten bëhet betimi i kabinetit të ri në Presidencë

Qeveria “Rama 4” do të bëjë betimin të premten në Presidencë.

ABC News mëson se betimi i kabinetit të ri qeveritar, kryesuar nga Edi Rama, do të zhvillohet në orën 10:00.

Ndërkaq, seanca parlamentare për votëbesimin e qeverisë ishte parashikuar maratonë, por zgjati më pak se 30 minuta.

Deputetët e opozitës në fillim ishin të qetë, por shfaqja e Diellës, i acaroi. Por kësaj radhe, mazhoranca nuk u tregua e duruar me opozitën.

Rama ndërpreu prezantimin e programit dhe parlamenti kaloi direkt në votim. Me 82 vota pro u miratua qeveria e re, me Edi Ramën kryeministër, Diellën ministre virtuale, dhe 16 ministra të tjerë normalë.

Related posts

Edhe Komisioni Europian dëshiron fillim të negociatave me BE-në deri në fund të Qershorit

Gazeta Max

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Gazeta Max

Daut Beqiri: Jehona në Haraçinë është e madhe, besimi po rikthehet në çdo familje

Gazeta Max