GazetaMax
Lajme

“Kërçova e Rinisë” – Takim rinor me Fatmir Deharin, i pranishëm edhe Ali Ahmeti

Aleanca Kombëtare për Integrim organizon të shtunën në Pallatin e Kulturës në Kërçovë një takim rinor me moton “Kërçova e Rinisë”.

Ngjarja do të udhëhiqet nga Fatmir Dehari, ndërsa në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Me mesazhin “Kërçova është e jona, më e gjallë se kurrë”, ky tubim synon të sjellë rininë kërçovare në qendër të vëmendjes dhe të theksojë rëndësinë e angazhimit të tyre në jetën shoqërore dhe politike të qytetit.

Takimi mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 19:00, në Pallatin e Kulturës në Kërçovë.

Related posts

Gërkovska – Tunjan: Mbështetja e SIGMA-s është shumë e rëndësishme

Gazeta Max

Nuk do të rriten çmimet e taksave për rrugë

Gazeta Max

Saranda Imeri: BDI nuk garon me VLEN-in, por mes vetes kush kujt do t’ia ngulë thikën pas shpine

Gazeta Max