Në Hasanbeg ka nisur ndërtimi i kanalit të shumëpritur, një projekt që është premtuar mbi 50 vite, por asnjëherë nuk u realizua deri sot.
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, me vendosmëri dhe punë konkrete arriti ta kthejë në realitet një ëndërr të hershme të banorëve.
Kanali do të ketë gjatësi prej 1,273 metrash dhe gjerësi 4 metra, ndërsa investimi arrin në 37.719.693 denarë. Faza e parë financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa faza e dytë nga Komuna e Gazi Babës, duke dëshmuar përkushtimin e Stefkovskit që të mos ketë më vendbanime të harruara.
Ky projekt i madh është dëshmi e politikës së Stefkovskit për zhvillim të barabartë dhe investime në çdo pjesë të komunës. Ai ka fituar respektin e banorëve jo vetëm si kryetar, por si lider që e mban fjalën dhe i kthen premtimet në vepra.
Stefkovski theksoi se ky është vetëm fillimi, duke paralajmëruar se së shpejti në Hasanbegdo të nisë edhe ndërtimi i një çerdheje të re, projekt që do t’i japë vendbanimit një zhvillim edhe më të madh.
Falë punës së tij, Gazi Baba sot është shembull se si me vizion, përkushtim dhe menaxhim të drejtë mund të arrihen rezultate konkrete.