GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Hasanbegu po ndryshon, po ndërtohet kanali mbrojtës nga vërshimet që mori 23 jetë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot vizituan lagjen e Hasanbegut, ku ndoqën nga afër punimet për ndërtimin e Kanalit të ujërave atmosferike, që kalon përmes kësaj lagjeje.

Mexhiti gjatë vizitës tha se prej shumë vitesh, Hasanbegu ka pritur realizimin e që është premtuar e sërpremtuar nga qeveritë e kaluara, por që kurrë nuk u realizuan.

“Kjo lagje ka paguar shtrenjtë lënien në haresë të këtij kanali, ka paguar me jetë njerëzish joseriozitetin e BDI-së dhe funksionarëve të shumtë të saj lidhur me ndërtimin e këtij projekti. Vërshimet në vitin 2016-të, morën 23 jetë njerëzish dhe shkaktuan dëme të pallogaritshme, dhe një ndër arsyet kryesore ishte mungesa e kanalit adekuat”, tha Mexhiti.

Ai informoi se së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin dhe kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovskin, po ndjekin me vëmendje punimet dhe dinamikën e relaizimit të ndërtimit të këtij kanal jetik për lagjen e Hasanbegut, të cilin ashtu siç e premtuan, po e realizojnë.

“Me një buxhet prej 38 milionë denarësh, 21 milionë të siguruara nga Ministria e Ekologjisë për fazën e parë dhe 17 milion denarë nga Komuna e Gazi Babës për fazën e dytë, po ndërtojmë këtë kanal me gjatësi prej 1350 metra dhe gjërësi deri në 10 metra i gjerë, duke sjellë përmes ndërtimit të tij siguri, mbrojtje dhe dinjitet për banorët’, tha Mexhiti.

Ky investim, shtoi Mexhiti, është dëshmi se kur punojmë bashkë ministritë, pra Qeveria, komunat dhe qytetarët – ne mund t’i japim fund vonesave dhe premtimeve boshe. Hasanbegu meriton zhvillim, siguri dhe investime konkrete.

Related posts

Gashi: Askush nuk mund vendos një pikë të zezë mbi punën e funksionarëve tonë, dëshmuam se një parti shqiptare mund të jetë në shërbim të qytetarëve

Gazeta Max

Donacion me vlerë rreth 570.000 dollarë për Klinikën e kardiologjisë

Gazeta Max

Millkov kërkon siguri për bullgarët që do të vijnë në Shkup për përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Gazeta Max