Nedreta Hajredini, në emisionin “Kosova Today”, ka pretenduar se është kërcënuar nga kryetari i komunësë Tearcës në Maqedoni të Veriut, Nuhi Neziri.
Sipas saj, Neziri ka vendosur kamera në shtëpinë e saj, po ashtu ka përgjuar telefonin, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se e ka bërë për përfitime e ngacmime seksuale”, ka deklaruar Hajredini.
“Para se të bëhej kryetar, nuk ka bërë asgjë ndaj meje. Unë kam shkuar të familja e tij, kemi ngrënë darkë bashkë me familje të tij”, tha tutje ajo.