GazetaMax
Lajme

Kryetari i Tearcës mohon pretendimin se ka kërcënuar një vajzë

Kryetari i Komunës së Tearcës në Maqedoninë e Veriut, Nuhi Neziri, ka reaguar pas akuzave të një vajze të quajtur Nedreta Hajredini, e cila në emisionin “Kosova Today” tha se është kërcënuar nga ai dhe se në shtëpinë e saj janë vendosur kamera e përgjuar telefoni.

Neziri, përmes një postimi në Facebook, ka mohuar pretendimet duke i quajtur “tentativë për të hedhur pluhur mbi autoritetin tim si kryetar dhe mbi autoritetin e familjes sime”.

“Por me shumë kujdes dhe mirëkuptim ju kërkoj që sot në këtë ditë, të ju drejtohem me një thirrje, pasi po më përcjellin të gjithë dashamirësit, se dikush po tenton të hedh pluhur mbi autoritetin tim si kryetar i komunës sonë dhe autoritetin e familjes time!

Ju drejtohem me një kërkesë durimi sepse ju flas shumë sinqerisht, kam duruar gati 4 vite për mos u katandisur me gjithë këta zhurmues…por pas publikimit të sotëm ne jemi në pozicion mbrojtës për të ruajtur çdo vlerë dhe shenjtërim”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i Tearcës ka njoftuar se të hënën do të jetë i pranishëm personalisht në emisionin e “Kosova Today” për të “argumentuar dhe rrëzuar çdo pretendim të pallogaritshëm ndaj institucionit të komunës dhe institucionit të familjes sime”.

“Të dashur ndjekësit e mi!

Ju njoftoj se pas këtij rasti kam kërkuar të jem personalisht i pranishëm në emisionin Klan Kosova ditën e hënë në drekë për të argumentuar dhe rrëzuar çdo pretendim të pallogaritshëm ndaj institucionit të komunës dhe institucionit të familjes time!*

Ju uroj një fundjavë të rehatshme dhe ju kërkoj ndjesë për çdo moment të ngarkuar që mund t’ua kem përcjellur në këtë lajmërim!”, ka shkruar Neziri.

Related posts

Gruaja e Muhamed Likës rrëfehet për herë të parë – nga momenti i vrasjes, te zërat për tradhti

Gazeta Max

Vendet baltike dëbojnë diplomatët rusë

Gazeta Max

Ndikimi rus në Ballkan, Abazoviq: Bideni mund të na shpëtojë

Gazeta Max