GazetaMax
Lajme

Aksident i rëndë në Mal të Zi, vdes 57 vjeçari nga Kosova

Një shtetas i Kosovës me inicialet A.M ka humbur jetën në një aksident trafiku në qytetin Bezdan, në rrugën Podgoricë – Kolashin të Malit të Zi

Sipas raportimeve të Vijesti.me, 57-vjeçari po drejtonte një kamion me rimorkio me targa të Kosovës ra në lumin Moraça mbrëmë, dhe trupi i tij u nxor sot.

“Me urdhër të prokurorit, trupi u dërgua në Departamentin e Patologjisë të Qendrës Klinike për autopsi. Shkaku i aksidentit do të përcaktohet gjatë hetimit”, tha për “Vijesta” Maja Shçepanoviq, drejtuese e Zyrës së Prokurorit Themelor të Shtetit në Kolashin, transmeton Klankosova.tv.

Mbrëmë rreth orës 22:00 u raportua në polici se ka ndodhur një aksident midis tuneleve 11 dhe 12 në Platia.

Poashtu bëhet e ditur se ekipet e shërbimeve kompetente kishin shkuar në terren, por më pas nuk arritën ta nxirrnin kamionin tërheqës për shkak të kushteve të natës.

Related posts

Mitreski: Në takimin e liderëve do të flitet për të gjitha çështjet lidhur me eurointegrimet

Gazeta Max

Kurti: Përgjegjësia e ndryshimit bie mbi burrat

Gazeta Max

Jovanovski: Janë hequr autobusët nga bulevardi “Ilinden”

Gazeta Max