GazetaMax
Lajme

Antonio Miloshoski: Radovishi i bashkuar për fitoren më 19 tetor me Ljupçe Poçivalec

Në Radovish është hapur zyrtarisht fushata zgjedhore e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për kryetar komune, Ljupçe Poçivalec. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe deputeti Antonio Miloshoski, i cili theksoi mbështetjen e fuqishme që qytetarët i kanë dhënë kandidatit të tyre.

Miloshoski tha se radovishasit janë të bashkuar dhe të motivuar për një fitore bindëse në zgjedhjet e 19 tetorit, duke u rreshtuar pas Poçivalecit, të cilin e përshkroi si një njeri që bashkon.

“Radovishasit janë të bashkuar dhe fuqishëm të motivuar për fitoren zgjedhore më 19 tetor, nën drejtimin e Ljupçe Poçivalecit – një njeri që bashkon”, u shpreh Miloshoski.

Fushata u hap me entuziazëm dhe pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, të cilët shprehën përkrahjen e tyre për programin dhe vizionin e kandidatit të VMRO-së për zhvillimin e Radovishit.

Related posts

“Nedellkov nuk është konsultuar për të pezulluar grevë” – Mësuesit ndjehen të mashtruar

Gazeta Max

Pa ujë shfrytëzuesit e rrugës Fushë Tophanë

Gazeta Max

Mickoski: Inflacioni nuk është i lartë vetëm për shkak të krizës

Gazeta Max