GazetaMax
Lajme

Bilall Kasami pret në takim aktorin e ri nga Tetova, Ledion Mulaku

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim të veçantë aktorin e ri tetovar, Ledion Mulaku. Ai që në moshë të hershme ka filluar rrugëtimin në botën e aktrimit, duke qenë pjesë e disa projekteve filmike dhe serialeve të rëndësishme në rajon.

Mulaku është shfaqur në filmat “Dashuria s’mjafton” dhe “Shkëmbimi”, në serialin ndërkombëtar Sunrise, si dhe në projektin e fundit “Krejt e thirrin Rexhen”, ku ka interpretuar një nga rolet protagoniste. Për këtë rol ai është vlerësuar me çmimin “Best Young Actor”.

“Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të rinjtë e Tetovës dhe një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia jonë. Jemi krenarë për arritjet e tij dhe do të mbështesim çdo talent të ri që e përfaqëson qytetin tonë me dinjitet në fushën e artit dhe kulturës”, u shpreh Kasami.

Related posts

Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë në Washington

Gazeta Max

Osmani: Duhet t’u japim fund provokimeve, s’kemi njoftim zyrtar për tërheqjen e Angellovit

Gazeta Max

Mexhiti: Marrëveshje e re me UNDP-në, 6,74 milionë dollarë për tokën tonë

Gazeta Max