Kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore në rrugën “440” në lagjen Igo Triçkoviq, njofton Komuna e Kumanovës. Si pjesë e projektit për përmirësimin e infrastrukturës lokale, në këtë rrugë është realizuar me sukses vendosja e bekaton pllakave.
Përmes këtij investimi, banorët e zonës tashmë kanë në dispozicion një rrugë të sistemuar dhe të sigurt për përdorim të përditshëm.
Nga komuna theksojnë se projektet e tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët dhe për të ndërtuar infrastrukturë moderne dhe funksionale në të gjitha lagjet e qytetit.