GazetaMax
Lajme

Yamal i motivuar për ‘Topin e Artë 2026’

Ceremonia e ‘Topit të Artë; për vitin 2025 ka përfunduar dhe trofeu i çmuar shkoi për Ousmane Dembelen.

Lamine Yamal u rendit i dyti, diçka që u komentua nga trajneri i Barcelonës, Hansi Flick.

Në konferencën për media para ndeshjes me Oviedon, Flick tha se kishte biseduar me Yamal dhe se 18-vjeçari është i motivuar për të fituar çmimin vitin e ardhshëm.

“Edhe Dembele e meritonte. Ai e pranon dhe është i motivuar. Jam i kënaqur që shumë lojtarë të skuadrës sonë ishin në garë, kjo tregon punën që bëmë sezonin e kaluar”, u shpreh Flick.

Trajneri gjerman theksoi gjithashtu rëndësinë e besimit te skuadra dhe vlerësoi mënyrën se si Barcelona po shihet nga bota e futbollit.

Megjithatë, Yamal nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Oviedos për shkak të një lëndimi të pësuar me kombëtaren. Flick konfirmoi se edhe Pedri, si dhe disa lojtarë të tjerë, do të mungojnë.

“Përqendrohem te ata që kam, jo te ata që mungojnë. Çdo njëmbëdhjetëshe që hedhim në fushë mund të fitojë”, përfundoi trajneri.

Related posts

Arrestohet në flagrancë kryebashkiaku italian, u kap teksa po fuste paratë në xhep

Gazeta Max

Ushton “Raspukala Sar Planina” në Vijcë të Tetovës, 30 metër afër varrezave të dëshmorëve

Gazeta Max

Qytetarët vështirë t’i paguajnë këstet mujore!

Gazeta Max