GazetaMax
Lajme

Ramiz Merko i kthen shpinën koalicionit AKI, bën thirrje të përkrahet lista e pavarur në Strugë

Edhe një përçarje e madhe në Aleancën Kombëtare për Integrim në Strugë. Kësaj radhe, kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko, haptazi ka dalë në mbështetje të listës së pavarur për Këshillin e Strugës, duke ja kthyer kështu shpinën AKI-së dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Unë mbështes fuqishëm listën e pavarur për Këshillin e Strugës. Këta individë kanë treguar integritet dhe vullnet për të punuar për të mirën e qytetit tonë. Të gjithë ata që besojnë në zërin e lirë të qytetarëve, ftoj t’i bashkohen mbështetjes sime. Në fletën e votimit, votoni numrin 120! Kjo është një zgjedhje për qytetarët, nga qytetarët”, ka shkruar Ramiz Merko.

Related posts

Kovaçevski: Në ndryshimet kushtetuese të marrin pjesë të gjitha partitë politike

Gazeta Max

Inflacioni në nëntor 19,5 për qind

Gazeta Max

Izet Mexhiti: Nis rikonstruksionin e 2 kilometrave rrugë në Çairin e Vjetër

Gazeta Max