Superylli i muzikës, Rihanna, është bërë sërish nënë. Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja përmes një fotografie me të porsalindurën. Vajza mban emrin Rocki Irish Mayers.
Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, kanë tashmë edhe dy djem: RZA Athelston Mayers, i lindur në maj 2022, dhe Riot Rose Mayers, i lindur në gusht 2023.
Artistja ka folur shpesh për rolin e saj si nënë, duke theksuar se preferon të kujdeset personalisht për fëmijët, pa ndihmën e dadove.