GazetaMax
Lajme

Zjarr në qendër të Shkupit: Digjen disa automjete, flakët përfshijnë edhe marketin

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pak para mesnatës në qendër të Shkupit, në afërsi të Tregut të Gjelbër. Zjarri ka përfshirë disa automjete të parkuara, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë kapluar një pjesë të marketit afër.

Banorët e zonës janë shqetësuar nga tymi i dendur dhe shpërthimet që dëgjoheshin nga automjetet në flakë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë tri makina zjarrfikëse, të cilat kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin. Po ashtu, në terren ka qenë e pranishme edhe policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po punon për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Related posts

Omer Ajdini kundër Taravarit: Kërkesa për mbështetje të Erkan Arifit, e pabesueshme

Gazeta Max

Trençevska: Nëse nuk kthehen në punë, mësimdhënësit do të përballen me probleme

Gazeta Max

Grubi: Përmbushëm premtimin para afatit të parashikuar, rritëm përsëri pagën minimale

Gazeta Max