GazetaMax
Lajme

Haziri: Kurti nuk i ka ndaluar zgjedhjet serbe, i ka kushtëzuar

Nënkryetari i LDK-së: Kurti nuk i ka ndaluar zgjedhjet serbe, i ka kushtëzuar.
Albin Kurti nuk ndaloi mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, thotë Lutfi Haziri.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se Kosova vetëm kushtëzoi mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
“Qeveria nuk e ka ndalu mbajtjen e zgjedhjeve më 3 prill në Kosovë, Qeveria e ka kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve dhe ky është dallim i madh”, ka thënë Haziri në emisionin “Kallxo Përnime”.
“Kushtëzimi është me letërshkëmbim, kryeministri jonë i ka thënë QUINT-it që ne kërkojmë në mungesë të një marrëveshjeje të arritur, letërshkëmbim për çështjen e zgjedhjeve të 3 prillit dhe kjo nënkupton një risi në proces. Letërshkëmbimi është risi që mund t’i thyejë parimet”, është shprehur Haziri.
Vendet e Quint’it kritikuan ashpër Kosovën për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe të 3 prillit.

Related posts

Bytyqi: Nuk mund ta pranoj që një produkt të blihet për 9 denarë dhe të shitet për 69 denarë

Gazeta Max

Fronti Europian hapi shtabin në Ohër/ Sela: Do jemi fitues absolut në zonën e 5-të

Gazeta Max

Të shtëna paralajmëruese nga Jugu teksa ushtarët e Koresë së Veriut kalojnë kufirin

Gazeta Max