Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për komunën e Bogovinës, kandidati Besnik Emshiu u drejtua tek qytetarët me një mesazh mirënjohjeje dhe thirrje për besim:
“Këto vite kemi kaluar shumë sfida, por kemi arritur edhe shumë suksese — bashkë. Çdo rrugë e ndërtuar, çdo shkollë e përmirësuar, çdo projekt që ka prekur jetën tuaj është fryt i besimit dhe përkrahjes që më keni dhënë.”
Emshiu theksoi përkushtimin e tij të vazhdueshëm për shërbimin e qytetarëve dhe jo për interesa personale:
“Kam punuar me përkushtim, me ndershmëri dhe me një qëllim të vetëm: që Bogovina të ecë përpara. Tani është momenti të vendosim për të ardhmen.”
Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke theksuar se vota është për stabilitet, vazhdimësi dhe zhvillim:
“Ende ka shumë për të bërë për fshatrat tona, për të rinjtë, për ekonominë dhe për mirëqenien e çdo familjeje. Ju ftoj që në ditën e zgjedhjeve të dilni me bindje dhe me shpresë.”
Në fund, Emshiu i bëri qytetarët pjesë të vizionit të tij për Bogovinën:
“Bogovina meriton të vazhdojë në rrugën e përparimit, të përkushtimit dhe të bashkimit. Së bashku, vazhdojmë për Bogovinën që duam! Të votojmë numrin 4️⃣.”

