Kandidati fitues i VLEN në raundin e parë të Bogovinës, Feti Abazi. Ditën e sotme, ka shpalosur në rrjetet sociale edhe qëndrimin e tij ndaj sportit, duke shkruar se roli i komunës do të jetë krucial, për zhvillimin e sportit, prej futbollit, deri në atletikë.
“Mirëmëngjesi,sport-dashës, profesionista të sportit, sportist të të gjitha moshave e gjinive dhe ju nxënës të shkollave fillore e të mesme, familjar e miq të dashur!
Orientimi i të rinjve, fëmijëve tanë drejt sportit bëhet që në moshë të re! Për fat të keq në mungesë të aktiviteteve sportive, fëmijët e shkollave në nivel komunal por edhe atyre të mesme, janë të rezikuar dhe të ekspozuar ndaj reziqeve serioze!
Kjo vjen më shumë si rezultat i nivelit të ulët të përfshirjes së fëmijëve tanë nëpër sporte të ndryshme!
Përkrahja e klubeve sportive dhe klubeve të shkollave si dhe promovimi i programit për gara shkollore do të jenë të parapara me buxhetin e vitit 2026 dhe do të trajtohen me prioritet!
Të gjitha klubet si fudbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi e deri tek klubi i atletikës e shumë klube tjera për të ri, do të jenë partner jo vetëm për bashkëpunim dhe përkrahje por më shumë për promovim të sporteve dhe përfshirjen e të rinjve e të rejave në sa më shumë sporte në të ardhmen!”, ka përfunduar, Feti Abazi.

