GazetaMax
Lajme

Tajfuni në Filipine, shkon në 40 numri i viktimave, evakuohen mijëra banorë

Numri i viktimave nga tajfuni në Filipine është rritur në 40. Stuhia e fuqishme solli shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në rajonet qendrore të vendit, duke përmbytur shtëpitë dhe duke detyruar mijëra banorë të evakuohen. Gati 400,000 njerëz janë zhvendosur.

Një helikopter ushtarak u rrëzua, duke vrarë gjashtë anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ishte në një mision për të ofruar ndihmë për të prekurit. Ushtria filipinase njoftoi se një mision kërkimi ka gjetur gjashtë trupa që besohet të jenë të pilotit dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të një helikopteri Huey në ishullin Mindanao.

Tajfuni goditi vendin herët të martën në mëngjes dhe ende po e përfshin vendin me erëra prej 130 kilometrash në orë ndërsa po lëviz mbi ishujt Visayas drejt Palawanit verior dhe Detit të Kinës Jugore. Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit për çdo të mbijetuar.