Pesë inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërtimin e tri vilave pa leje në zonën e Saukut në Tiranë. Inspektorët e arrestuar janë Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi. Ata dyshohen për shpërdorim detyre duke lejuar ndërtimin pa dokumentacion të rregullt.
Po ashtu, janë arrestuar dhe Bianka Xhumari, drejtuesja teknike, dhe inxhinieri Ritvan Gjikolaj, të cilët ishin të përfshirë në projektin për ndërtimin e tri objekteve pa leje. Të shpallur në kërkim janë dy bashkëadministratorët e kompanisë ndërtuese dhe arkitektja e projektit. Hetimet vijojnë për të dokumentuar përgjegjësinë e të gjithë të implikuarve.
Ky operacion është finalizuar pas kontrolleve intensive, ku janë evidentuar dhe raste të tjera të ndërtimit të paligjshëm.

